Juve fiton dhe kap trenin Champions

Futboll Bota | 10 muaj më parë

Java e 20-të e Serie A përfundoi me një fitore 5-0 të Juventusit përballë Cremonese-s në Allianz Stadium. Brenda tre minutash, bardhezinjtë morën kontrollin e ndeshjes me golat e Bremer dhe David (minuta e 15-të). Yildiz humbi një penallti, por e bëri rezultatin 3-0 në minutën e 35-të.

Autogoli i Terracciano-s në minutën e 48-të dhe goli me kokë i McKennie-t në minutën e 64-të vulosën fitoren e Zonjës së Vjetër.

Spalletti tani ka 39 pikë, në zonën Champions, është barazuar me Napolin dhe Romën, duke qëndruar katër pikë pas Interit. Ndërkohë, të besuarit e Nicola-s mbeten në 22 pikë, aktualisht tetë pikë larg zonës së rënies nga kategoria.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme