Juve lëviz për Chiesa-n, kontakte e para për ta rikthyer në Torino

Nuk është vetëm një ide, një sugjerim, Juve e ka seriozisht për Federico Chiesa-n. Menaxhmenti i bardhezinjve ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e anësorit, te Liverpooli prej një viti e gjysmë, për të vlerësuar mundësinë e rikthimit në afatin kalimtar të janarit në formë huazimi deri në fund të sezonit.
Chiesa mezi pret të luajë më shumë sesa ka luajtur dhe nuk është aktivizuar nën drejtimin e Slot (një ndeshje si titullar në Premier League këtë sezon dhe katërmbëdhjetë paraqitje nga stoli, duke shënuar dy gola) dhe do të kthehej me kënaqësi në Itali, duke shpresuar gjithashtu për një thirrje nga trajneri i Italisë, Gattuso, përpara Kupës së Botës.
Spalletti, i cili ka nevojë urgjente për përforcime në repartin sulmues, do të gjente një zëvendësues për Yildiz dhe një lojtar me përvojë për t’u mbështetur në sulm.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




