Juve, Spalletti: Kundër Pafos, Zhegrova titullar

UEFA Champions League | 11 muaj më parë

“Zhegrova do e nisë nga fillimi”.. Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti ka bërë të ditur vendimin për Edon Zhegrovën, do jetë titullar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Pafos. “Statistikat nuk e tregojnë atë në formën më të mirë”, tha ai për Sky, “por po punon shumë dhe dua t’i jap këtë shans, do ta mbajmë në fushë për aq kohë sa të mundet”.

Për kundërshtarin – “Para së gjithash, Pafos është një ekip i fortë. Ata kanë shumë lojtarë portugezë dhe brazilianë. Kanë luajtur dobët vetëm kundër Bayern-it. Pastaj kanë pësuar shumë pak gola, pavarësisht se kanë luajtur kundër kundërshtarëve të mëdhenj. Ata janë një ekip i vendosur, i etur për të shtyrë fizikisht”.

“Janë gjithashtu të organizuar mirë në goditjet standarde. Nga katër golat e tyre, tre kanë ardhur nga goditjet standarde. Janë shumë të fortë në sulm. Ne duhet të jemi të aftë për të mos u vënë nën presion nga kundërsulmet e tyre. Kjo është diçka që duhet t’i kushtojmë vëmendje, ata kanë cilësinë për të ndryshuar gjërat”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme