Juventus dhe Spalletti vazhdojnë bashkë deri në vitin 2028, zyrtarizimi pritet në orët në vijim

Juventusi nuk ka pasur kurrë dyshime, me apo pa një vend në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm: bardhezinjtë do të ecin përpara me Luciano Spallettin.
Rinovimi i kontratës së trajnerit toskan tani është përfunduar dhe ai do të mbetet në stolin e Juventusit për dy sezonet e ardhshme.
Pas javësh negociatash, Spalletti dhe bardhezinjtë arritën një marrëveshje, pavarësisht pozicionit të tyre përfundimtar në kampionat. Kontrata do të zgjatet deri në vitin 2028.
Spalletti mbërriti në Torino në fund të tetorit pas shkarkimit të Tudor dhe kishte nënshkruar një kontratë deri në fund të sezonit. Njoftimi pritet në orët e ardhshme, me shumë mundësi para ndeshjes kundër Atalantës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




