Juventus rivalizon Barçën, shpreh interes për Rashford

Angli | 1 vit më parë

Markus Rashford është në listën e dëshirave të Juventus. Pasi dështuan që të firmosnin me Jadon Sancho për shkak të rrogës së lartë që kërkonte lojtari, klubi torinez ka drejtuar fokusin në një tjetër lojtar, i cili ka prishur marrëdhëniet me skuadrën e tij. Marcus Rashford, të cilit prej muajsh i është komunikuar nga United se nuk ka më të ardhmen në “Old Trafford”, momentalisht po stërvitet i vetëm.

Sipas “The Sun” sulmuesi anlgez do të ketë mundësi zgjedhjeje këtë verë pasi në garë për shërbimet e tij nuk është më vetëm Barcelona. Juventusi e mendon si një alternativë serioze në merkato dhe në ditët në vazhdim do të ulet me lojtarin për të diskutuar rreth shifrave që do të mundësonin transferimin e tij në Itali.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme