Kabllot ajrorë, shqetësim në Lezhë – Bashkia do të nisë këputjen e çdo linje që është pa leje

Sociale | 2 vite më parë

Të kthyer si rrjet “merimangash” dhe rrezik për jetën e qytetarëve, problematika e kabllove ajrorë do të marrë zgjidhje në Lezhë. Bashkia ka ngritur grupin e punës, ku do të nisë këputja e çdo linje kabllore që është jashtë lejes së dhënë, ndërkohe po bashkëpunohet me subjektet e shpërndarjes së internetit që kanë linja nëntokësore për të vendosur aty te gjitha kabllot. Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Elson Frroku.

“Lezha si një ndër 6 bashkitë e qarkut Shqipëri  vuan të njëjtën problematik  të hapësirës ajrore e cilës është kthyer  në një rrjetë merimange edhe për mënyrën se si funksionon  por edhe për pamjen estetike”, u shpreh nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Elson Frroku.

Nëse nuk arrihet marrëveshja Bashkia Lezhë do të ndërtojë vetë rrjetin nëntokësor dhe kompanitë që do operojnë do të tarifohen.

Viti 2024 do të shënoje startin e këtij objektivi dhe reduktimit të kabllove ajrore dhe gjatë vitit 2025 do të marrë zgjidhje përfundimtare kjo problematike.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme