Kakavije , lëvizje e vakët emigrantësh për festat .

Sociale | 6 vite më parë

Numër shumë I vakët I emigrantëve që kthehen për festat e fundvitit janë shënuar në pikën doganore të Kakavijes . Burime nga policia kufitare bëjnë me dije së bëhet fjalë përreth 6 mijë emigrantë  në total , numër I cili është dy herë më I ulët krahasuar me vitet e kaluara. Lëvizja më e lartë është shënuar përgjatë ditës së djeshme , kjo edhe në vigjilje të Krishtlindjeve  ku janë shënuar në hyrje 1500 shtetas ndërsa shumë më pak ka patur lëvizje  përgjatë ditës së sotme . Vetë emigrantët shprehen se kanë ardhur të festojnë festat e fundvitit pranë familjarëve ndërsa nuk kanë patur problem në qarkullimin ndërkufitar për shkak të pandemisë. Nga ana tjetër edhe pse në një numër të ulët  emigrantësh krahasuar me me vitet e kaluara  kjo si pasojë e pandemisë covid – 19 sërish pika doganore e Kakavijes ka marrë masat konkrete për të shmangur radhë apo orë pritjeje  duke aktivizuar kapacitetin e plotë të sporteleve. Një fluks është shënuar në orët e pasditës së djeshme pasi emigrantët kanë qëndruar disa orë në pritje si pasojë e vonesës së autobuzëve të  linjave ndërkombëtarë të cilët bëjnë edhe transportin nga Kakavija drejt qyteteve përkatëse.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme