Kalemaj: Partia Tisza e Peter Magyar ka qëndrime më të forta se Viktor Orban

Politikë | 7 muaj më parë

Analisti Ilir Kalemaj ka komentuar zhvillimet politike në Hungari, duke theksuar se partia Tisza e drejtuar nga Peter Magyar, që fitoi zgjedhjet, në disa raste ka shfaqur qëndrime edhe më të forta se ato të  Orban.

Në emisionin “3D” nga Alban Dudushi në RTSH, Kalemaj tha se Orban, gjatë katër mandateve në pushtet, ka transformuar jo vetëm partinë e tij, por edhe vetë modelin e qeverisjes në vend.

“Ka disa arsye që e veçojnë Viktor Orban. Ai është një politikan veteran i së djathtës në Bashkimi Evropian. Në katër mandate në pushtet, ai ndryshoi fillimisht partinë e tij dhe më pas edhe shtetin, duke kaluar nga një parti liberale në një parti konservatore.

Partia që po e sfidon atë është një forcë politike që ka artikuluar qëndrime nacionaliste të forta, në disa raste edhe më të forta se Orban”, tha Kalemaj.

Ai shtoi gjithashtu se Orban ka ndjekur një politikë të veçantë në raport me BE-në, duke ruajtur disa vlera të socializimit dhe krijuar përplasje me unionin.

“Orban ka ruajtur me fanatizëm disa vlera sociale dhe, nga ana tjetër, ka krijuar një çarje me BE-në, duke vendosur veto në një pjesë të mirë të vendimmarrjes së unionit”, tha ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme