Kallas i kundërpërgjigjet paraardhësit të saj Borrell: Nuk arriti asgjë për Gazën

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha se paraardhësi i saj Josep Borrell se “nuk arriti asgjë lidhur me situatën në Gaza”.
Për muaj të tërë, Kaja Kallas është kritikuar ashpër nga Josep Borrell, për dështimin në adresimin e krizës në Gaza. Por Kallas iu kundërpërgjigj Borrell në Strasburg, duke pohuar se ajo kishte “arritur më shumë me Izraelin sesa paraardhësja e saj” ndonjëherë.
“Asgjë nuk ndodhi me Borrellin. Ne arritëm të çonim ndihmë humanitare në Gaza”, tha Kallas.
Kallas pranoi se masat që BE ka ndërmarrë ndaj Izraelit janë “të pamjaftueshme dhe situata është katastrofike” dhe tha se do të kishte “dëshiruar të shkonte më tej”. Por ajo theksoi gjithashtu se BE-së i duhet konsensus politik midis vendeve anëtare të bllokut për të ndërmarrë veprime më të ashpra.
“Unë përfaqësoj vendet që janë të ashpra ndaj Netanyahut, por edhe ato që kanë një qasje të ndryshme. Gjëja e rëndësishme është të shpëtojmë jetë në terren, nuk janë fjalët që kanë rëndësi”, tha Kallas.
Gjatë mandatit të tij si shef i politikës së jashtme të BE-së, Borrell ishte një nga kritikët më të mëdhenj të operacioneve ushtarake të Izraelit në Gaza dhe udhëhoqi një përpjekje të pasuksesshme për të pezulluar dialogun politik të BE-së me Tel Avivin.
Që nga largimi i tij nëntorin e kaluar, Borrell ka kritikuar ashpër politikën e jashtme të Komisionit Evropian në rajon dhe ka akuzuar institucionet e BE-së se nuk kanë vepruar për të adresuar krimet e luftës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



