Kaloi me sukses Covid-19, tenisti rikthehet në fushë për US Open

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Tenisti bullgar Grigor Dimitrov është shëruar nga koronavirus. Lajmin e konfirmoi vetë tenisti në një postim në rrjetet sociale. Ish-numri 3 në botë u infektua me Covid-19 gjatë turneut të “Adria Summer Tour” bashkë me 3 kolegë të tjera (Djokovic, Coric e Troicki).

Dimitrov ishte tenisti i parë që u infektua, duke bërë që ky turne të kritikohet shumë për masat e ulta të sigurisë që u morën, sidomos për distancimin social. Pas një muaji turnetë e tenisit do të rinisin në Amerikë, aty ku do të zhvillohet edhe grand slam i US Open, ku bullgari synon të luajë.

“Sapo mora një lajm të shkëlqyer nga Monako, jam shëruar nga Covid-19. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen gjatë kohës që isha në karantinë. Mezi pres të rikthehem në fushë për t’u stërvitur dhe për të qenë gati për turnetë amerikanë”, tha Dimitrov.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme