Kampionati i vajzave/ Apolonia ndal Vllazninë në Shkodër, Teuta siguron “Final 4”

Futboll Vendi | 6 muaj më parë

Java e 16-të e kampionatit të vajzave uli siparin këtë të diel, duke dhuruar katër përballje të luftuara gjatë gjithë fundjavës.

Teuta është skuadra e fundit që siguron matematikisht një vend në “Final 4”, pas fitores bindëse 3-0 ndaj Partizanit në stadiumin “Arena e Demave”. Një sfidë e balancuar në pjesën e parë, e mbyllur me avantazhin minimal të durrsakeve, ndërsa në fraksionin e dytë Teuta vulosi fitoren me edhe dy gola të tjerë.

Në “Loro Boriçi”, Vllaznia dhe Apolonia ndanë pikët në një duel të luftuar që përfundoi 1-1. Fieraket kaluan në avantazh që në minutën e 3-të, ndërsa shkodranet reaguan në fund, duke barazuar shifrat në minutën e 80-të dhe duke shmangur humbjen në shtëpi.

Fitore spektakolare regjistroi edhe Gramshi, që mposhti 8-0 Atletik Klub, duke u ngjitur në vendin e dytë me 32 pikë, në kuotë të barabartë me Apoloninë. Ndërkohë, në ndeshjen përmbyllëse të javës, Kinostudio triumfoi 3-1 ndaj Egnatias.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme