Kamzë/ I hedhin lënde plasëse makinës së parkuar, pronari lajmëron policinë: Dëgjova zhurmë të fortë

Aktualitet | 2 muaj më parë

Një automjet është dëmtuar lehtë gjatë orëve të para të mëngjesit në Laknas të Kamzës, pasi një person ende i paidentifikuar dyshohet se ka hedhur një sasi të vogël lënde plasëse në drejtim të tij.

Ngjarja është raportuar rreth orës 03:00, në rrugën “Lunxheria”, ku shtetasi Ylli Troci, rreth 41 vjeç, ka njoftuar Sallën Operative pasi ka dëgjuar një zhurmë të fortë.

Pas daljes në oborrin e banesës, ai ka konstatuar se automjeti i tij, i parkuar aty, kishte pësuar dëmtime të lehta në pasqyrë dhe në derën e drejtuesit.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se një person ka hedhur në drejtim të automjetit një sasi të vogël lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme