Kanada, makina përplaset me turmën në një festival, disa të vrarë dhe të plagosur

Botë | 2 vite më parë

Një makinë është përplasur me një turmë në një festival rruge në qytetin kanadez të Vankuverit duke vrarë dhe plagosur disa persona.

Mediat lokale raportuan se ngjarja ndodhi në kryqëzimin e E. 41st Avenue dhe Fraser Street, ku po mbahej festivali vjetor “Lapu Lapu” i cili ka lidhje me kulturën filipinase.

Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit.

Kryetari i bashkisë së Vankuverit Ken Sim është shprehur i tronditur në një deklaratë nga ngjarja.

“I tronditur dhe thellësisht i pikëlluar nga incidenti i tmerrshëm në ngjarjen e sotme të Ditës së Lapu Lapu. Mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur dhe me komunitetin filipinas të Vankuverit gjatë kësaj kohe tepër të vështirë“, shkruan ai në rrjetin social X.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme