Kandidati shqiptar për zgjedhjet në Amerikë: “Bëjnë hile, nuk u besohet”

Botë | 2 vite më parë

Të martën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbahen zgjedhjet presidenciale, dhe të dyja palët, si demokratët edhe republikanët, synojnë fitoren.

Në një nga qytetet kryesore portuale të shtetit të San-Franciskos, si Oklandi, këtë herë garon edhe shqiptaro-amerikani Nik Gjonaj. 

Gjatë një interviste për “Jetë shqiptare”, z. Gjonaj tha se nuk trembet nga demokratët, por e trembin prapaskenat.

“Nga ana e ideve, [Kamala Harris nuk na tremb] asnjë fije. Veç një gjëje i frikësohemi këtu: që të bëjnë hile! Atyre nuk u besohet asnjë fije. Çfarë bëjnë s’dihet, por e dinë mirë se çfarë bëjnë,” tha z. Gjonaj.

Shqiptaro-amerikani është kandidat për ekzekutivin e qarkut të Oklandit. Në këtë zonë mendohet se jetojnë 30 deri 50 mijë shqiptarë.

“Kam shpresë që fitoj. Presim Partinë Republikane, që të fitojë Trampi dhe republikanët e tjerë.

Kam marrë përkrahje zyrtare nga ‘Detroit News’, nga biznesmenë. Shqiptarët janë këtu prej dekadash. Amerikanët na njohin. Shqiptarët janë njerëz të drejtë, që punojnë, janë njerëz familjarë.

Si shqiptarë ne jemi pro lirisë individuale, pro pronës private, pro armëve, pro jetës, pro biznesit,” u shpreh z. Gjonaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme