Kapelo vlerëson Taren: Shqiptari i duhuri për Milanin, faktor për rikthimin e Alegrit!

Itali | 1 vit më parë

Ditët e para si drejtor sportiv i Milanit kanë nisur mjaft mirë për Igli Taren, i cili bindi edhe Maks Alegrin të bënte rikthimin e madh. Edhe pse nga firma me trajnerin e ndan vetëm zyrtarizimi puna e tij është mjaft e vlerësuar.

Më i fundit që është shprehur në favor të Igli Tares si funksionar i lartë i shoqërisë kuqezi është Fabio Kapelo. Në një interviste të dhënë për “La Gazzetta dello Sport”, ish-trajneri legjendar ka vlerësuar maksimalisht shqiptarin. “Tare është një drejtor prej vërteti ndërsa Alegri është një trajner i madh. Shqiptari është një preson që merr vesh shumë nga furtbolli dhe duke marrë ish-juventinin tregoi se në këtë fushë kupton shumë. Jam i bindur se ka qenë një faktor me shumë peshë në vendimin që mori Alegri për tu riukthyer. Me një trajner si Alegri, lojtarët e Milanit nuk do të sillen më ashtu siç u sollën vitin e kaluar”, tha Kapelo.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme