Kapet me armë automatike poshtë dyshekut dhe municion luftarak, arrestohet 44-vjeçari në Pogradec

Aktualitet | 3 muaj më parë

Një 44-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi gjatë kontrollit në dy banesat e tij në Pogradec, policia ka gjetur një armë zjarri automatike dhe municion luftarak.

Kontrollet janë ushtruar në banesat e shtetasit me inicialet B. B., në lagjen nr. 3 të Pogradecit dhe në fshatin Vërdovë.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatike, që ishte fshehur poshtë dyshekut në një prej banesave, së bashku me municion luftarak, të cilat dyshohet se 44-vjeçari i posedonte pa leje.

Në vijim të veprimeve procedurale, B. B., 44 vjeç, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Arma dhe municioni luftarak janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme