Kapshticë, shtim të numrit të sporteleve nëse do ketë fluks lëvizjeje

Aktualitet | 1 vit më parë

Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, numri i lëvizjeve ka qenë në normalet, ndërsa në fundjavë pritet që të shtohet me ardhjen e emigrantëve për të votuar në atdhe.

Burimet zyrtare nga Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në këtë pikë doganore janë regjistruar 2155 shtetas në hyrje të shtetit shqiptar, ndërsa drejt shtetit grek kanë udhëtuar 2114.

Autoritetet doganore bëjnë të ditur se ky është një numër kalimesh më se normal, ndërsa janë marrë masat për fundjavën.

Bisedime janë kryer edhe me palën greke dhe është rënë dakord që të shtohet numri i sporteleve nëse do të ketë shtim të fluksit në fundjavë, për shkak të ardhjes së emigrantëve në atdhe për të votuar.

Nga pala shqiptare janë në gatishmëri 7 kontrollorë dhe 8 nga pala greke të cilët do të vihen në dispozicion që të mos krijohen radhë në pritje

Edhe pse emigrantët kanë pasur mundësinë e votimit në shtetin ku jetojnë, ka edhe prej tyre që pritet të vijnë për të votuar në Shqipëri.

Gazetare: Geralda Manushi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme