Karoline Leavitt largohet nga Shtëpia e Bardhë, sekretarja e Shtypit e Trump do të tërhiqet në fund të muajit

Botë | 3 muaj më parë

Nga shtatori, Karoline Leavitt nuk do të jetë më sekretare e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë. Lajmin e publikoi vetë presidenti Donald Trump për të cilën tha se ajo po largohet nga detyra për të kaluar më shumë kohë me fëmijët e saj të bukur të vegjël dhe familjen.

Trump e përshkroi Leavitt si një nga ndihmëset e tij më të besuara dhe vlerësoi lart punën e saj gjatë kohës në Shtëpinë e Bardhë, duke theksuar se ai e respekton vendimin e saj.

“Karoline ka qenë një udhëheqëse e vërtetë në Shtëpinë e Bardhë dhe ka bërë një punë fenomenale duke luftuar për drejtësinë, lirinë dhe të drejtat”- deklaroi Trump ndërsa vlerësoi angazhimin e saj politik që nga 2018-ta, përfshirë fushatën presidenciale të vitit 2024 që e riktheu atë në Shtëpinë e Bardhë.

Lideri amerikan bëri me dije se edhe pas largimit nga posti, Leavitt do të qëndrojë pranë tij si një nga këshilltaret kryesore jashtë administratës, ndërsa shtoi se 28-vjearja do të ketë gjithashtu një rol të rëndësishëm në Partinë Republikane, ndërsa republikanët përgatiten për zgjedhjet e mesmandatit.

Në një mesazh të veçantë, Karoline Leavitt, e cilsoi vendimin si të hidhur dhe të ëmbël njkohësisht, duke u shprehur jashtëzakonisht mirënjohëse ndaj presidentit të SHBA-së28 vjeçarja ka qenë zëdhënësja kryesore e administratës Trump dhe personi përgjegjës për komunikimin e përditshëm të Shtëpisë së Bardhë me mediat dhe largimi i saj vjen pak kohë pasi u rikthye në detyrë nga pushimi pas lindjes së fëmijës së dytë në muajin maj.

Karoline Leavitt u emërua në këtë post në fillim të mandatit të dytë të presidentit Trump dhe ishte zyrtarja më e re që mbajti detyrën e Sekretares së Shtypit të Shtëpisë së Bardhë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme