Katar 2022, çfarë fshihet pas numrit rekord të penalltive të

Të ekzekutsoh një penallti nuk ka qenë kurrë kaq e vështirë sa ç’është në Katar. Botërori më i fundit po rezulton fatal edhe për “qitës” si Lewandowski apo Messi. Statistikat tregojnë se në Katar 2022, 42% e penalltive nuk janë shndërruar në gol. Nga 31 goditjet nga pika e bardhë vetmë 58% e tyre u kanë dhënë gëzim tifozëve të ekipeve që i kanë fituar.
Krahasimi – Sipas të dhënave të grumbulluara ndër vite nga FIFA këto shifra janë shumë larg atyre që u rregjistruan katër vite më parë në Rusi 2018 ku nga pika e bardhë ishin të saktë 71% e futbollistëve.
Presioni – Statistikat tregojnë se tani lojtarët ndihen më shumë nën presion. Mesatarisht ulet numnri i golave të shënuar nga pika e bardhë nga goditja e parë tek ajo e katërt. Përqindja e shënimit nga penalltia e parë te ajo e katërt shkon nga 75% në 64%.
Faktori “P” – Në këtë Botëror duket se dhe portierët kanë bërë mirë “detyrat e shtëpisë”. Mesatarisht nga Botërori i 1966-ës deri në atë të 2018 portierët kanë pritur rreth 17% të penalltive. Sot në Katar 2022 kjo shifër është thuajse e dyfishuar, 35% (deri më tani kanë ndaluar 11 nga 31 penalltitë e ekzekutuara).
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



