Katar-Ekuador, për të nisur Botërorin

Uncategorized | 4 vite më parë

Nis Kupa e Botës, me skuadrën vendase të Katarit të angazhuar në ndeshjen hapëse kundër Ekuadorit, ora 17:00, një sfidë që do të vijë për shikuesit në ekranin e RTSH. Dy skuadrat janë vendosur në Grupin A me Holandën dhe Senegalin. Në provën e fundit para Botërorit, Katari fitoi 1-0 ndaj Shqipërisë ndërsa Ekuadori barazoi 0-0 ndaj Irakut.

“Është një ditë shumë e rëndësishme për ne. Një moment historik, i lumturisë së madhe për ne. Është një ditë e jashtëzakonshme si asnjë tjetër, ne kemi bërë një përpjekje të madhe në këtë vend. Shpresoj të jetë një festë e madhe, një mënyrë për të shijoni futbollin dhe shpresoj që njerëzit nga e gjithë bota ta kenë këtë përvojë. Jemi shumë të motivuar, kemi pritur këtë moment për një kohë të gjatë”, tha trajneri i Katarit, Felix Sanchez në konferencën për shtyp.

KATAR-EKUADOR

Katar(5-3-2): Al-Sheeb; Khoukhi, Al-Raëi, Hassan, Pedro Miguel, Ahmed; Hatem, Al-Haydos, Boudiaf; Ali, Afif. Trajner: Felix Sanchez

Ekuador(4-3-3): Dominguez; Preciado, Torres, Hincapie, Estupinan; Gruezo, Caicedo, Cifuentes; Plata, Valencia, Ibarra. Trajner: Alfaro.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme