Katar-Zvicër, Murat Yakin në konferencë për shtyp me Xhakën, trajneri: Pranë meje është tekniku i ardhshëm i Kombëtares!

Sot në orën 21:00 Zvicra nis aventurën e saj në Botërorin 2026. Helvetët konsiderohen si favoritët e Grupi B ku përveç tyre gjenden edhe skuadra si Katari, Bosnje dhe Hercegovina dhe Kanadaja.
Rivali i parë i Zvicrës është pikërisht Katari. Në vigjilje të këtij dueli, i cili do të luhet në Santa Klara të Kalifornisë, temat më të trajtuara ishin moti i nxehtë që pritet të ndikojë duelin dhe deklaratat e bëra nga Granit Xhaka pak ditë më parë ku i kërkoi shokëve të skuadrës më shumë përqëndrim.
“Fjalët e mia janë interpretuar keq. Pas miqësores me Australinë unë i artikulova ato fjalë pasi nuk më pëlqeu fakti se ne nuk performuam si duhet”, tha Granit Xhaka, i cili ishte kritik me Zvicrën pas miqësores. Në atë takim skuadra e Yakin pas pushimit për freskim humbi plotësisht ritmin dhe u gjend në vështirësi përballë një rivali që deri përpara ndalimit të lojës ishte duke e kontrolluar.
Kur fjalën e mori edhe komisari teknik i Zvicrës gazetarët e pyetën nëse kishte zgjidhur dilemën sa i përket formacionit. Në ditët e fundit Yakin ka lënë të kuptohet se është në dyshim nëse skuadra e tij në këtë Botëror do të reshtohet me tre apo mee katër mbrojtës. I pyetur për këtë argument Yakin u përgjigj. “Trajneri i ardhshëm i Zvicrës është pranë meje”, tha tekniku me nota humori. Ndërsa Xhaka replikoi me gazetarët se për të arritur deri në atë pikë i duhej ende kohë. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




