Katari i rikthehet normalitetit

Uncategorized | 4 vite më parë

Skenat e rrugëve të Katarit të mbushura dhe që gumëzhinin nga tifozët e futbollit janë zëvendësuar të hënën me rrugë të zbrazura, teksa vizitorët e fundit janë parë duke u larguar me valixhe pas përfundimit të ngjarjes së madhe.

Katari është zgjuar të hënën, një ditë pas mbylljes së Botërorit të futbollit, me kthim në normalitet. Janë hequr bllokadat e rrugëve, janë hapur rrugët për vetura dhe më nuk ka vullnetarë që drejtojnë njerëzit për në stacion të metros.

Jeta po kthehet siç ishte para Botërorit, që është i pari i organizuar në botën arabe. Edhe zona e tifozëve të FIFA-s, që kishte mirëpritur mbi 1 milion vizitorë gjatë turneut, është çmontuar.

Kanë mbetur vetëm flamujt e Argjentinës dhe Francës, dy skuadrave që diskutuan me njëra-tjetrën atë finale drithëruese, që e mbajti gjithë planetin pezull për mëse dy orë, duke kurorëzuar amerikanolatinët, për herë të 3-të, si “kampionë të botës”.

Dhe tanimë, nga një Botëror i organizuar në një shtet të vogël, me një perimetër të ngushtë gjeografik, por edhe me 32 skuadra pjesëmarrëse, tanimë bota e futbollit e ka hedhur vështrimin drejt një Botërori krejt ndryshe, që do të shtrihet në një kontinent të tërë pas 4 vitesh, në atë të Amerikës së Veriut dhe me 48 skuadra.

 

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme