Kategoria e Parë në RTSH/ Përzgjidhet formacioni më i mirë i javës 31, Shensoi në stol

Java e 31-të e kampionatit të Kategorisë së Parë ishte një më të luftuarat dhe më vendimtaret e sezonit, duke prodhuar jo vetëm emocione të forta në fushë, por edhe verdiktet e para zyrtare.
Skënderbeu dhe Laçi siguruan matematikisht, dy javë përpara fundit, rikthimin në “Abissnet Superiore” për edicionin e ardhshëm futbollistik.
Në përfundim të kësaj jave, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur edhe formacionin më të mirë, të vendosur në skemën 4-2-3-1, duke vlerësuar performancat më të spikatura individuale.
Në portë është përzgjedhur gardiani i Laçit, Ortelio Biba. Reparti difensiv përbëhet nga Arlind Kurti (Laçi), Adolf Selmani (Iliria), Wallace (Korabi) dhe Klevis Shaqe (Skënderbeu), të cilët spikatën për sigurinë e tyre në prapavijë.

Në mesfushë, rolin kyç e mbajnë Stiven Bibo (Laçi) dhe Dejvid Janaqi (Skënderbeu), ndërsa në mbështetje të repartit ofensiv janë përzgjedhur Jakubu Abdul Latif (Iliria), Klahos Zani (Luftëtari) dhe William Cordeiro (Besa). Në majën e sulmit vendoset Razack (Kukësi).
Trajneri më i mirë i javës është përzgjedhur Naci Shensoi i Laçit, pas fitores 2-0 ndaj Pogradecit, një triumf që vulosi edhe rikthimin e skuadrës së tij në elitën e futbollit shqiptar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




