Kategoria e Parë në RTSH/ Skënderbeu ndalet në Korçë, fitojnë Laçi e Pogradeci

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 27-të të Kategorisë së Parë, të cilat kanë dhuruar rezultate shumë interesante. Kryesuesit e Skënderbeut janë ndalur në Korçë në një barazim pa gola nga Korabi.
Përfiton nga kjo ndalesë e korçarëve Laçi, që falë fitores 5-3 përballë Besës, ngushton në vetëm 1 pikë diferencën me kryesuesit e kampionatit.
Pogradeci bën detyrën në shtëpi, mposht Ilirinë me rezultatin 3-0 dhe konsolidon pozitat në vendin e tretë në renditje.
E bukur dhe plot emocione ka qenë sfida e transmetuar në RTSH 2, me Kukësin që fiton 3-2 përballë Lushnjës.
Kastrioti ka mposhtur me rezultatin e thellë 5-2 Burrelin, ndërsa sfida Luftëtari-Apolonia është mbyllur në barazim 2-2.
Pas përfundimit të javës së 27-të, Skënderbeu kryeson kampionatin me 64 pikë, i ndjekur nga Laçi me 63.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




