Kategoria e Parë/ Përzgjidhet formacioni i javës së 27-të, Bledi Kadiu trajneri më i mirë

Java e 27-të e kampionatit të Kategorisë së Parë dhuroi sfida të forta dhe mjaft të bukura në fushë, ku nuk munguan golat dhe spektakli në çdo takim.
Pas përfundimit të kësaj jave, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur 11-shen më të spikatur, me pankinën që i besohet teknikut të Kukësit, Bledi Kadiu, pas fitores së rëndësishme të verilindorëve ndaj Lushnjes.
Sipas skemës 4-3-3, në portë është përzgjedhur gardiani i Korabit, Leon Kozi, i cili mbajti të paprekur rrjetën në përballjen ndaj Skënderbeut.

Reparti i mbrojtjes përbëhet nga katërshja: Vangjel Zguro dhe Samake (Pogradeci), Ersildjo Asllanaj (Apolonia) dhe Wilson (Kukësi).
Në mesfushë janë përzgjedhur Stiven Bibo (Laçi), Ikeocha (Luftëtari) dhe Oresti Kasmollari (Kastrioti). Në repartin ofensiv rreshtohen Kristi Bespallov (Kukësi), Ledjo Tresa (Laçi) dhe Dejvid Kapllani (Kastrioti).
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




