Kategoria e Parë, Pogradeci-Skënderbeu dhe Besa-Korabi në RTSH

Kategoria e Parë | 6 muaj më parë

Do të luhen të shtunën në orën 15:00 ndeshjet e javës së 32-të të Kategorisë së Parë. Kur kanë mbetur edhe dy javë nga përfundimi i sezonit të rregullt kanë ardhur erdhe verdiktet e para në këtë turne.

Skënderbeu dhe Laçi kanë siguruar matematikisht ngjitjen në Abissnet Superiore, duke kurorëzuar në mënyrën më të mirë një sezon dominues.

Gjithsesi ka ende në garë në Kategorinë e Parë. E hapur është lufta për zonën e Play Off-it, por akoma edhe më e bukur është gara për mbijetesë, pasi disa skuadra të njohura rrezikojnë rënien nga kategoria.

RTSH do të sjellë për publikun dy nga përballjet më interesante të kësaj jave në Kategorinë e Parë: takimi Pogradeci-Skënderbeu do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH Sport, ndërsa sfida Besa-Korabi në RTSH 2 të shtunën në orën 15:00.

Java plotësohet me përballje të tjera po aq interesante, si Burreli-Lushnja, Iliria-Apolonia, Kastrioti-Luftëtari, dhe Laçi-Kukësi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme