Kategoria e Parë: Zhgënjejnë Apolonia dhe Kastrioti, feston Pogradeci

Kanë përfunduar tre ndeshje të vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë së Parë. Pogradeci ka mposhtur 1-0 Korabin, falë golit të shënuar nga Zguro nga pika e bardhë e penalltisë në pjesën e parë.
Erzeni i vendit të fundit ka ndalur në një barazim pa gola 0-0 Apoloninë, ndërsa Valbona ka surprizuar Korabin, pasi ka arritur të barazojë 1-1 në transfertë përballë krutanëve.
Nesër do të luhen tre takimet e tjera të javës së 21-të të Kategorisë së Parë dhe sfidat Burreli-Vora dhe Lushnja-Flamurtari do të transmetohen në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




