Kategoritë/ Rama: Në 2026 nis indeksimi vjetor i pagave në sektorin publik. Në Shëndetësi dhe Policinë e Shtetit do llogaritet edhe vjetërsia e punës   

Politikë | 12 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama njoftoi se me projektbuxhetin e vitit 2026 do të nisë një praktikë e re për indeksimin vjetor të pagave të punonjësve të sektorit publik, duke përfshirë si nivelin qendror, ashtu edhe atë vendor.

Rama tha se kjo masë synon stabilizimin e fuqisë blerëse të qytetarëve dhe forcimin e politikës sociale, duke garantuar që rritjet e pagave të ndjekin nivelin e inflacionit dhe të mos humbin vlerën reale.

“Ka një lajm të mirë për projektbuxhetin 2026, që është fillimi i praktikës së indeksimit vjetor për pagat e punonjësve të sektorit publik, si në nivel qendror, ashtu edhe në atë vendor. Pagat do të rregullohen çdo vit në bazë të inflacionit. Kjo është një politikë e re pagash, e cila, e kombinuar me rritjen e përgjithshme si rezultat i rritjes së pagës minimale, do të shtojë 100 milionë euro në vitin 2026, shumës së mandatit të katërt do të vërë në dispozicion për rritjen e fuqisë blerëse të të gjitha kategorive shoqërore”, tha Rama.

Sipas Ramës, 10,600 punonjës të shërbimeve publike do të përfitojnë nga rritja e pagës minimale me 10 mijë lekë të reja në muaj. Për specialistët e administratës publike, rritja do të jetë 5 mijë lekë në muaj, ndërsa për mësuesit parashikohet një rritje prej 3 mijë lekë të reja në muaj.

Për herë të parë, në sektorin e shëndetësisë dhe Policisë së Shtetit, tha Rama, përveç indeksimit vjetor, do të fillojë edhe llogaritja e vjetërsisë në punë.

“Konkretisht 10 600 punonjës shërbimi, sanitare, shoferë, teknikë, protokollist, arkivist, magazinier do të përfitojnë nga rritja e pagës minimale me 10 mijë lekë të reja në muaj, për specialistët e administratës publike rritja do të jetë 5 mijë lekë në muaj, mësuesit do përfitojnë pagë 3 mijë lekë të reja më shumë në muaj dhe për herë të parë në sektorin e shëndetësisë përveç indeksimit vjetor do të fillojë edhe llogaritja e vjetërsisë në punë. Edhe për punonjësit e Policisë së Shtetit përveç indeksimit do të ketë edhe rritje për vjetërsinë në punë”, tha Rama.

Rritjet sipas sektorëve:

1. Shëndetësia:

  • Mjekët e përgjithshëm: nga 131,700 lekë → 143,500 lekë në muaj
  • Mjekët në spitale: nga 174 mijë lekë → 186 mijë lekë në muaj
  • Infermierët: nga 87,000 lekë → 92,500 lekë në muaj

2. Policia e Shtetit:

  • Rritje mesatare për 15 vite vjetërsi pune për gradat më të ulëta: 5,000 lekë në muaj
  • Inspektor i thjeshtë: 80,500 lekë → 84,500 lekë. me shtesat për kushtet e punës dhe ushqimin: 100,000 lekë
  • Nënkomisar: 95,500 lekë → 101,000 lekë, me shtesat: 116,000 lekë
  • Komisar: 105,000 lekë → 110,600 lekë, me shtesat: 125,600 lekë
  • Drejtues i thjeshtë: 130,500 lekë → 141,450 lekë, me shtesat: 156,450 lekë

4. Administrata publike dhe mësuesit:

  • Specialistë të administratës publike: rritje 5,000 lekë në muaj
  • Mësues: rritje 3,000 lekë në muaj
  • Punonjës shërbimi, sanitare, shoferë, teknikë, protokollist, arkivist, magazinier: rritje 10,000 lekë në muaj

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme