Katolikët e Kukësit u vendosën 7 dekada më parë, erdhën nga Domgjoni

Sociale | 1 vit më parë

Dava dhe Ndrec Deda, janë ndër të paktët banorë të mbetur në Fushë-Dukagjin të Kukësit, në lagjen e katolikëve të vetëm. Dava ruan me fanatizëm traditat dhe veshjen e Mirditës, krahinës nga e cila kanë ardhur në Kukës.

“Kjo veshje ke qenë që në kohën e Skënderbeut”, u shpreh Dava.

Në Fushë-Dukagjin janë vendosur që në vitin 1950. Erdhën nga Domgjoni i Mirditës. Ndreca thotë se janë mirëpritur nga banorët e kësaj zone me të cilët kanë pasur e ruajnë marrëdhënie shumë të mira.

Edhe pse të krishterë dhe besimtar, Dava thotë se kanë lidh miqësi me mysliman dhe nuk e kanë vënë prioritet përkatësinë fetare.

“Nuk kam parë fenë, besimi është një”, tha ajo.

Me plot goje Dava mund të cilësohet heroine. Plot 11 fëmijë ka lindur e i ka rritur.

Nuk kanë një ndërtesë që u shërben si kishe, ndaj meshën e përjavshme e zhvillojnë në ambient te hapur pranë çezmës.

Pavarësisht kushteve dhe braktisjes, ata që kanë mbetur kane vendosur të jetojnë në këtë lagje ku prej shtatë dekadash kanë jetuar brezat me traditat e pacënuara të besimit, përfshirë edhe vendin ku prehen të parët e tyre.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme