Kavajë – AMP pezullon 4 policë për shpërdorim detyre

Aktualitet | 1 vit më parë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë), në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, ka ekzekutuar masën e sigurisë “pezullim nga detyra” ndaj katër punonjësve të policisë, të dyshuar për shpërdorim detyre. Hetimet zbuluan se këta persona nuk kanë kryer kontrollet e nevojshme për të parandaluar kultivimin e bimëve narkotike, ndërkohë që në zonën e tyre u gjetën 550 bimë narkotike.

Të pezulluarit janë Komisar A. M., Shef Seksioni për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Divjakë;  N/Komisar E. K., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Kavajë; Inspektor R. Ç., me detyrë N/Specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kavajë në kohën e kryerjes së veprës penale dhe aktualisht me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban në Seksionin e Qarkullimit Kavajë.; si dhe N/Komisar S. K., me detyrë Specialist / Koordinator për Specialistët e Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kavajë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme