Këlni ndal Dortmundin, Bajerni shkon +6

Borussia Dortmund nuk i përgjigjet pokerit të Bayernit dhe nuk shkon përtej 1-1 në shtëpi ndaj një Këlni të shkëlqyer, duke humbur dy pikë që rrezikojnë të rezultojnë vendimtare për garën e titullit në Bundesligë. Megjithatë, verdhezinjtë kaluan në epërsi në minutën e 8-të: pë r të firmosur 1-0 ka menduar Ë olf, i cili kontrolloi pasimin nga Bellingham dhe me një diagonale të saktë me të majtën firmosi golin në favor të njerëzve të Rose. Autori i golit prek shtyllën në minutën e 25-të, por i mungon saktësia.
Me kalimin e minutave, megjithatë, vendasit u rritën dhe në minutën e 36-të gjetën rezultatin 1-1: krosim nga e majta nga Horn, goditje me kokë nga Modeste dhe prekja finale nga Andersson. Në pjesën e dytë, Schë abe u tregua i kujdesshëm për të bllokuar goditjen e Haaland, e cila trembi portierin vendas.
Rose tenton të përziejë letrat duke futur në finale Brandt dhe Malen, por sulmi i verdhezinjve nuk çon në golin e 2-1. Një barazim që dëmton Borussia Dortmundin, e cila ngjitet në 57 pikë, por rrëshqet në -6 nga Bayern. Nga ana tjetër, Kë lni shkon në 40 pikë dhe i afrohet, ndonëse me hapa të vegjël, zonës së Evropës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




