Kënga ikonë “Në moshën e rinisë” rikthehet në Fest 64. Gjylbegu: Orkestra e RTSH-së është një krenari kombëtare

Muzikë | 11 muaj më parë

Nuk mund të ketë Natë Nostalgjike pa Parashqevi Simakun. Ajo ishte dhe mbetet një nga këngëtaret më emblematike të viteve ’80, një ikonë e Festivalit të Këngës dhe e muzikës shqiptare.

Kënga “Në moshën e rinisë”, me të cilën Parashqevi Simaku fitoi Festivalin e 24-t të Këngës, u rikthye në skenën e Fest 64 përmes një interpretimi të ri nga Frensi dhe Rosela Gjylbegu.

Dyshja e risolli këtë perlë të muzikës shqiptare me nota moderne dhe një performancë energjike, duke ngritur publikun në këmbë dhe duke rikujtuar emocionet e një epoke të artë të festivalit.

Këngëtarja Rosela Gjylbegu u shpreh se interpretimi i një kënge ikonë të Parashqevi Simakut është një ndjesi dhe privilegj i veçantë. Ajo vlerësoi punën e stafit, kompozitorëve dhe Orkestrës së RTSH-së, duke i cilësuar si krenari kombëtare.

 “ Të këndosh një këngë ikonë është një ndjesi e jashtëzakonshme dhe një privilegj i madh, sidomos kur bëhet fjalë për një këngë të Parashqevi Simakut. Është bërë një punë e jashtëzakonshme. I gjithë stafi dhe të gjithë ata që janë përfshirë në këtë organizim meritojnë vlerësimin më të madh, janë heronjtë e këtij festivali, ndërsa Orkestra e RTSH-së është një krenari kombëtare,” tha Gjylbegu.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme