Kërcënimet e Trump- Kryeministri i Groenlandës: SHBA nuk do e marrë kurrë territorin tonë

Kryeministri i ri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do e marrin territorin e tyre. Reagimi i kryeministrit Nielsen vjen pas deklaratave të fundit të presidentit amerikan Donald Trump se ai dëshiron të marrë kontrollin e vendit të gjerë Arktik.
“Presidenti Trump thotë se Shtetet e Bashkuara po marrin Groenlandën. Më lejoni të jem i qartë: Shtetet e Bashkuara nuk do ta marrin këtë. Ne nuk i përkasim askujt tjetër. Ne e vendosim vetë të ardhmen tonë,” tha Nielsen.
Nielsen, u betua si kryeministri më i ri i Groenlandës të premten e 28 marsit.
Në konferencën e tij të parë për shtyp si udhëheqës, në qytetin e tij të lindjes, Nuuk, ai bëri thirrje për unitet politik për të luftuar presionet e jashtme.
“Në një kohë kur ne si popull jemi nën presion, duhet të qëndrojmë së bashku”, tha ai.
Kujtojmë se të shtunën e 29 marsit, presidenti i SHBA shprehu vullnetin e tij për të marrë Groenlandën.
“Ne do të marrim Groenlandën. Po, 100%”. Megjithëse ka një mundësi të mirë që ne mund ta bëjmë atë pa forcë ushtarake … unë nuk heq asgjë nga tavolina“, tha Trump.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




