Kërkesa për arsimin profesional – Shkolla “Antoni Athanas” po tërheq nxënës nga gjimnazi

Edhe pse regjistrimet në shkollën profesionale “Antoni Athanas” në Sarandë kanë përfunduar, transferimet e nxënësve nga gjimnaze te ndryshme vijojnë të jenë të hapura. Drejtoresha pranë kësaj shkolle u shpreh se transferimet mund të vazhdojnë gjatë gjithë vitit për çdo nxënës që do të studiojë pranë shkollës profesionale për një të ardhme më të mirë.
“Jo më larg se dje kishim një transferim të ri dhe kjo mund të ndodh gjatë të gjithë vitit për të gjithë ato nxënës që nuk e ndjejnë që duhet të jenë në atë shkollë”, u shpreh drejtoresha e shkollës, Rudina Liçaj.
E veçanta e transferime që po kryhen tek shkolla Antoni Athanas është se në këtë institucion po preferojnë të transferohen edhe nxënës të cilët studiojnë jashtë Shqipërisë. Ndërkohë që stafi akademik ndihet mjaft i vlerësuar që shkolla e tyre po përzgjidhet nga nxënësit.
Çdo vit e më shumë interesi i të rinjve po rritet së tepërmi drejt arsimit profesional, pasi këto shkolla u japin mundësi këtyre të rinjve që të punësohen shumë shpejt.
Gazetare L.Fili
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




