Kërkoheshin nga Italia për drogë dhe krime kundër personit, arrestohen në Kavajë dhe Durrës dy persona

Aktualitet | 5 muaj më parë

Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane janë ndaluar brenda 24 orëve, të cilët do të përballen me drejtësinë lidhur me veprat e trafikut të drogës, krime kundër personit dhe armëmbajtje pa leje.

Ndalimet janë zhvilluar në Kavajë dhe Durrës, konkretisht gjatë operacionit “Operacionalja 94” në pranga përfundoi Saimir Dakoli, 48 vjeç. Gjykata e Apelit e Venecias e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 6 vjet, 4 muaj e 20 ditë burgim, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Në operacionin e dytë “The Wanted”, në Durrës, është kapur 47-vjeçar nga Shijaku, Elton Stafa, alias Elton Zani, alias Seit Stafa, alias Sadik Dervishi, alias Vladi Ymeri, alias Hasan Ymeri. Ai rezulton i dënuar nga Gjykata e Apelit në Milano me 5 vite e 7 muaj burg për plagosje të rëndë me dashje, mbajtje të sendeve të vjedhura dhe armëmbajtje pa leje. Ai përdorte disa identitete të ndryshme.

Pas ndalimit të tyre, po vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin drejt Italisë, në bashkëpunim mes autoriteteve shqiptare dhe italiane.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme