Kryemadhi heq dorë nga kërkesa për zëvendësimin e “detyrimit të paraqitjes”

Aktualitet | 2 vite më parë

Deputetja Monika Kryemadhi ka hequr dorë nga kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurimit, disa ditë pas depozitimit të saj në Gjykatën e Apelit. Ajo kishte kërkuar që masa e detyrimit të paraqitjes të zëvendësohej me një masë më të lehtë, por këtë të hënë (7 prill) vendosi që të vijojë të jetë nën masën e detyrimit të paraqitjes.

Në seancën gjyqësore, e cila u zhvillua para gjyqtarit Erjon Cela, u paraqit vetëm avokati i Kryemadhit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme