KF Iliria kampione edhe jashtë fushe, pas triumfit në Kategorinë e Dytë dhuron gjak për të sëmurët me talasemi

Një ditë pasi siguruan titullin kampion në Kategorinë e Dytë, KF Iliria ishte protagoniste edhe jashtë fushe me gjestin e bërë duke dhuruar gjak për të sëmirët talasemikë.
Futbollistët, stafi drejtues por edhe disa tifozë, të cilët morën shembullin nga heronjtë e tyre në fushë, iu drejtuan një prej qendrave spitalore në kryeqytet për të dhuruar gjak.
Iliria arriti të shpallej kampione e Kategorisë së dytë duke fituar 1-0 edhe finalen me Luftëtarin. Sezonin tjetër, skuadra nga Fushë Kruja do të luajë në Kategorinë e Parë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




