Kievi: Situata e ndotjes nga rrezatimi në Zaporizhia nën monitorim

Europë | 1 vit më parë

Ministria e Punëve të Brendshme të Ukrainës ka siguruar një vlerësim zyrtar të nivelit të rrezatimit në rajonin Zaporizhia. Ata siguruan se aktualisht nuk ka asnjë kërcënim për popullatën, por monitorimi i situatës vazhdon.

Referuar raporteve të Kombeve të Bashkuara, Ministria e Punëve të Brendshme të Ukrainës shpjegon se monitorimi i situatës në lidhje me ndotjen e rrezatimit vazhdon.

Në Zaporizhzhia, një rritje e niveleve të rrezatimit ishte regjistruar gjatë kohëve të fundit në territoret e okupuara përkohësisht nga forcat ruse.

“Linjat e energjisë që lidhin ZNPP me sistemin energjetik të Ukrainës po funksionojnë në mënyrë të qëndrueshme, duke siguruar furnizim të besueshëm të energjisë së jashtme për uzinën”, bën të ditur Ministria e Brendshme e Ukrainës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme