Kina bojkoton Mbappe! Sulmuesi humb dy sponsorë, ndalohen ndeshjet e Realit

Futboll Bota | 1 orë më parë

Moment i errët për francezin, që ka përfunduar në shënjestrën e kinezëve, të cilët janë irrituar me një reagim të futbollistit.

Në fillim mërzitja për humbjen e “Topit të Artë” (u mund nga Kane për pak vota), më pas polemikat me Kinën. Kylian Mbappé po përjeton orë të komplikuara. Francezi duhet të bëjë llogaritë me polemikat që kanë pasoja ekonomike. Prodhuesi kinez i pijeve “Eastroc Beverage” dhe kompania “Mengniu Dairy” kanë ndërprerë menjëherë raportet me lojtarin, pas polemikave për shkak të disa komenteve të konsideruara të pahijshme ndaj Mao Ce Dunit, liderit të revolucionit komunist kinez.

Përplasja lindi pas një reagimi të Mbappé, i ngacmuar për memet në rrjetet sociale, ku ai ishte protagonist dhe që e kishin bërë të qeshte më shumë. Ai reagim në pamje të parë i padëmshëm e ka futur në telashe 27-vjeçarin. Kylian foli për një meme, që tregon “një diktator kinez” me fytyrën e tij të mbivendosur në të. Sulmuesi ka treguar se e përdor shpesh atë meme, kur luan me miqtë online.

“Nga sot i japim fund bashkëpunimit tonë me Kylian Mbappé”, – ka bërë me dije “Eastroc Beverage” me një komunikatë. “Mengniu Dairy” ka bërë po ashtu një deklaratë të ngjashme. Të dyja kompanitë kanë kundërshtuar çdo qëndrim që fyen ndjenjat kombëtare. Kompanitë kineze theksuan faktin se toleranca është zero për të tilla qëndrime.

Edhe qeveria kineze e ka dënuar episodin: “Kemi mësuar lajmin në fjalë. Fjalët dhe veprimet që lëndojnë ndjenjat e popullit kinez janë sigurisht objekt refuzimi unanim nga të gjithë sektorët e shoqërisë kineze”, – ka pohuar Guo Jiakun, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze.

Nuk përfundon me kaq. Transmetuesi shtetëror kinez ka vendosur të mos transmetojë ndeshjet e kampionatit spanjoll, ku luan Mbappé, përfshirë edhe reklamat apo video, ku shafqet futbollisti francez.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme