Kina ripohon gatishmërinë për të ndërmjetësuar në luftën në Ukrainë

Botë | 2 vite më parë

Kina shprehu gatishmërinë e saj për të ndërmjetësuar në konfliktin e vazhdueshëm midis Ukrainës dhe Rusisë.

Gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, në qytetin jugor të Guangzhout, ministri i Jashtëm kinez Wang Yi tha se ”Kina mbështet të gjitha përpjekjet pro paqes dhe është e gatshme të luaj një rol konstruktiv në përfundimin e konfliktit dhe rifillimin e bisedimeve të paqes”.

”Kina beson se të gjitha konfliktet duhet të zgjidhen përfundimisht në tryezën e bisedimeve”, theksoi Wang.

Kohët e fundit, si Ukraina ashtu edhe Rusia kanë sinjalizuar, në shkallë të ndryshme, gatishmërinë e tyre për të hyrë në negociata.

Sipas burimeve kineze, Kuleba i tha Wangut se ”Ukraina është e gatshme të fillojë negociatat me Rusinë me synimin për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme