Klodian Duro nis një aventurë të re si trajner në Kosovë

Kosova | 1 vit më parë

Klodian Duro rikthehet në futbollin kosovar si trajner, tashmë për të drejtuar Lirinë e Prizrenit. Pas eksperiencave të mëparshme në Kosovë në krye të Gjilanit dhe Feronikelit, 47-vjeçari do të nisë një aventurë të re në krye të skuadrës prizrenase, që militon në Ligën e parë dhe që këtë sezon synon ngjitjen në elitën e futbollit kosovar.

“Një emër me peshë në futbollin shqiptar vjen në stolin tonë! Klodian Duro – ish-mesfushori legjendar i Kombëtares Shqiptare, me një karrierë të pasur si lojtar në Shqipëri, Turqi, Gjermani, Qipro, Austri – tani sjell përvojën e tij si trajner në Prizren.

Pas eksperiencave si trajner te Kukësi, Feronikeli dhe Gjilani, Duro vjen te FC Liria me vizionin për ta ngritur skuadrën aty ku e meriton”, shkruhet në njoftimin e klubit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme