Klopp dhe Guardiola nuk dëgjohen: Klubet e Premier thonë jo për

Klubet e Premier League kanë votuar përsëri kundër mundësisë së pesë zëvendësimeve për ndeshje. Është hera e tretë që kjo ka ndodhur, pavarësisht insistimit të disa menaxherëve si Klopp dhe Guardiola, të cilët e kanë përcaktuar reformën si “të nevojshme”. Propozimi, megjithatë, edhe një herë nuk mundi të arrijë pragun e 14 votave pro në asamblenë e mbajtur sot. Nga ana tjetër, ekipet do të jenë në gjendje të kenë deri në nëntë lojtarë në stol, krahasuar me shtatë që mund të ishin sjellë më parë. Klubet gjithashtu votuan për të futur një maksimum prej dy ndryshimesh për të zëvendësuar lojtarët që pësojnë dëmtime në kokë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




