Klopp prezantohet sot si komisari i 13-të teknik i Gjermanisë, në grupin e tij të punës habit me emërimin e menaxherit të tij besnik

Gjermani | 3 muaj më parë

Jürgen Klopp do të prezantohet sot në orën 11:00 në postin e komisarit teknik të Gjermanisë. 59-vjeçari pason kështu Nagelsmann dhe bëhet trajneri i 13-të i kombëtares, e cila ka mundur të fitojë plot katër herë Kupën e Botës.

Po sot pritet që të zyrtarizohet edhe grupi i tij i punës, i cili përveç emrave të bërë publik prej ditësh mësohet se do të përbëhet edhe nga një figurë disi e pazakontë.

Si për të konfirmuar faktin se tashmë ka fuqi të plotë në Federatë, Klopp ka arritur që të inkuadrojë në grupin e tij të punës edhe menaxherin e tij besnik, Marc Kosicke.

55-vjeçari këshillon prej dy dekadash Klopp dhe prej pak vitesh kishte ngritur edhe një nismë si “projectFIVE GmbH”, e cila merret me zbulimin e talenteve të reja.

Kosicke gjithashtu është shpikësi i sloganit legjendar “Mia san mia” të FC Bayern-it.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme