Kodi i ri Penal, Manja: Drafti gati, reflektohen 61 direktiva të BE-së në fushën penale

Pas deklaratave të kryeprokurorit Olsian Çela ku pretendoi se një Kodi i ri Penal është i parakohshëm, ka reaguar edhe Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja. Ky i fundit në një prononcim për media, pas prezantimit të rekomandimeve të qeverisë për kriminalitetin, u shpreh se Shqipërisë i nevojitet një Kod i ri Penal, ndërsa shtoi se pranë Ministrisë që ai drejton është depozituar një draft paraprak që do të hidhet për konsultim të gjerë publik.
Manja theksoi se në draftin e depozituar reflektohen 61 direktiva të BE-së në fushën penale.
“Që duhet kod i ri penal nuk e them unë. Jemi në procesin e negociatave dhe integrimit në BE. Është kërkesë e Brukselit që Shqipëria të ketë kod të ri penal. Në këtë kod penal për shkak të zhvillimit të shoqërisë është ndërhyrë 33 herë.
Ndaj Brukseli dhe koha kërkon kod të ri penal., Ka një draft që është dorëzuar në MD do i nënshtrohet konsultimit të gjerë publik dhe kërkon shumicë të cilësuar dhe dua që ky draft të marrë gjithë kohën e duhur.
Do jetë Kod Penal që do i rezistojë kohës edhe për 20-30 vitet që vijnë. Reflektohen sot në atë draft pune 61 direktiva të BE-së ne fushën penale”, tha Manja.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




