Kolonia e piktorëve “Skampis 2025”, edicioni mbledh mbi 20 artistë  

Kulturë | 12 muaj më parë

Për të dytin vit radhazi në Elbasan zhvillohet kolonia e piktorëve “Skampis 2025”. Mbi 20 artistë, përgjatë katër ditëve, pikturojnë atraksionet turistike dhe pamjet më të veçanta të zonës. Gjatë ndalesës në Byshek, magjia e ngjyrave të vjeshtës, rrapet shekullorë dhe burimet e freskëta u kthyen në peizazhe plot ndjeshmëri.

“Është një mrekulli dhe do të rikthehesha për të provuar një medium tjetër. Por eksperienca ka bërë që të njohim edhe dritën e duhur për të hedhur në telajo këtë bukuri”, tha piktori Helidon Haliti.

“Kjo është hera e parë që unë vij këtu dhe më pëlqen veçantia që krijon drita dhe hija, natyra e bukur”, tha piktori Ardjan Mashi.

“Këtë bukuri është mirë ta hedhim në telajo për ta pasur edhe si trashëgimi në të ardhmen”, tha piktori Alion Cano.

“Është një vjeshtë shumë e bukur që na josh për ta hedhur në pikturë këtë peizazh kaq të bukur”, u shpreh piktori Agron Polovina.

Aktiviteti u jep krijuesve mundësinë të shkëmbejnë përvoja dhe ndihmon promovimin e turizmit, duke nxjerrë në pah resurset natyrore të zonës.

Disa prej punimeve do t’i dhurohen fondit të galerisë së arteve që pritet të hapet në hollin e Teatrit “Skampa”.

Gazetar: Marash Mirashi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme