Komanda Amerikane mohon pretendimet iraniane: Asnjë avion nuk është shkatërruar

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka mohuar kategorikisht pretendimet e Gardës Revolucionare Iraniane se avionë luftarakë amerikanë të stacionuar në rajon janë shkatërruar nga sulmet me raketa dhe dronë.
Në një deklaratë të publikuar në platformën X, CENTCOM theksoi: “Kjo është një gënjeshtër. Asnjë avion luftarak amerikan nuk është goditur nga sulmet ajrore iraniane.”
Sipas njoftimit, avionët e Marinës, Forcave Ajrore dhe Korpusit të Marinës së SHBA-së vazhdojnë të demonstrojnë epërsi ajrore dhe efektivitet të pakrahasueshëm gjatë operacioneve kundër objektivave iraniane.
Më herët, të hënën, CENTCOM raportoi se kishte kryer mbi 6,500 fluturime luftarake, duke goditur më shumë se 7,000 objektiva iraniane dhe shkatërruar mbi 100 anije.
Zëdhënësi i CENTCOM-it, Timothy Hawkins, bëri të ditur se shumica e lëndimeve të ushtarëve amerikanë ishin të lehta dhe mbi 180 trupa janë rikthyer tashmë në detyrë.
Ky përditësim e rrit numrin e përgjithshëm të të plagosurve në 140, krahasuar me shifrën e raportuar nga Pentagoni më 10 mars, kur u deklarua se 8 lëndime ishin serioze.
Një zyrtar amerikan i tha CNN se ushtarët e klasifikuar si “të plagosur rëndë” përfshijnë ata në gjendje kritike, ku vdekja është e mundshme ose e afërt.
🚫 Iran's IRGC claims it recently destroyed several U.S. fighter jets based in the region using missiles and drones. LIE.
— U.S. Central Command (@CENTCOM) March 16, 2026
✅ No U.S. fighter jets have been struck by Iran. In fact, U.S. Navy, Air Force and Marine Corps fighter aircraft continue to demonstrate unmatched lethality… pic.twitter.com/SDmAZkTyiw
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




