Kombëtarja e futsallit luan ndeshjen e fundit kualifikuese ndaj Danimarkës

Kombëtarja | 2 vite më parë

Kombëtarja e Futsallit luajti sot ndeshjen e fundit kualifikuese ndaj Danimarkës, e vlefshme për Kampionatin Europian 2026.

Në takimin e zhvilluar në sallën e sportit “Mizahir Isma” në Rahovec, miqtë triumfuan me rezultatin 3-5.

Trajneri Erind Resuli e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Valdrin Mjeku (GK), Arif Limani, Arber Shkodra, Halim Selmanaj, Roald Halimi (C).

Ndeshja nisi mirë për Shqipërinë, që shënoi gol në minutën e dytë me Selmanajn.

Danimarka barazoi takimin me Falck në minutën e 10-të, ndërsa në minutën e 12-të, kuqezinjtë morën sërish avantazhin pas një autogoli të shënuar nga Kasumovic.

Danezët shënuan dy gola të tjerë brenda pjesës së parë me Oscar Hansen dhe Jorgensen. Ndërsa në fraksionin e dytë, Danimarka shënoi edhe golin e katërt me Mikkel Foged Hansen.

Shqipëria gjeti sërish rrugën e rrjetës në minutën e 38-të me Halim Selmanajn, i cili ngushtoi diferencën. Kuqezinjtë tentuan deri në fund për të barazuar rezultatin, por pa sukses.

Në fund, danezët shënuan edhe golin e pestë me Gantzhorn dhe ndeshja u mbyll 3-5.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme