Kombëtarja U-21 luan dy ndeshje miqësore në qershor ndaj Hungarisë dhe Turqisë

Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore gjatë muajit qershor, në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian U-21 2027, ku Shqipëria është kualifikuar automatikisht si vend organizator.
Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Alban Bushi do të përballen në transfertë me Hungarinë dhe Turqinë.
Ndeshja e parë, Hungari U-21 – Shqipëri U-21, do të luhet më 5 qershor në “Széktó Stadium”, në orën 19:30. Ndërsa sfida e dytë, Turqi U-21 – Shqipëri U-21, do të zhvillohet më 8 qershor në “Ataturk Olympic Stadium”, në orën 19:00.
Këto dy miqësore do t’i shërbejnë stafit teknik për të vëzhguar nga afër formën e lojtarëve të grumbulluar dhe për të testuar alternativa të ndryshme në funksion të ndërtimit të një skuadre sa më konkurruese për Europianin U-21 2027.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



