Komisioni i Ligjeve miratohen 47 punonjës shtesë për KQZ-në

Politikë | 9 muaj më parë

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, nën drejtimin e kryetarit Ulsi Manja, ka miratuar vendimin për shtimin e përkohshëm të organikës së KQZ-së.

Komisioni miratoi kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për punësimin me kohë të pjesshme të 47 punonjësve. Drejtoresha e Përgjithshme e Administrimit Zgjedhor, Jona Josifi, argumentoi se kjo shtesë është e domosdoshme për të përballuar volumin e punës së mbetur nga dy proceset zgjedhore të vitit 2025 (zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe ato të pjesshme vendore të 9 nëntorit).

Sipas vendimit, 15 punonjës do të angazhohen për 8 muaj në procesin e arkivimit, ndërsa 32 të tjerë (kryesisht operatorë dhe punëtorë) do të merren me hapjen e kutive dhe asgjësimin e fletëve të votimit. Efektet financiare do të mbulohen nga buxheti i vetë KQZ-së për vitin 2026.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme