Kompanitë europiane e amerikane kërkojnë firma furnizimi në Kinë pas epidemisë

Gazeta e Singaporit “Lianhe Zaobao” njoftoi se, sipas raportit të një sondazhi mbi zinxhirin e furnizimit të bërë nga kompania e sigurimeve tregtare “Euler Hermes” pranë Grupit “Allianz” të Gjermanisë, në periudhën pas fillimit të epidemisë, Kina është një nga destinacionet e rëndësishme të kërkimit të furnizuesve nga kompanitë europiane e amerikane.
“Euler Hermes” bëri sondazh me mbi rreth 1200 kompani të pesë vendeve: Gjermanisë, ShBA-së, Britanisë, Francës dhe Italisë, që kryesisht e ushtrojnë veprimtarinë në sektorë si automjetet, telekomunikacioni, energjetika, industria mekanike, industria kimike, bujqësia etj. Sipas rezultatit të sondazhit, për të përballuar ndikimin e epidemisë, 55 % e kompanive po shqyrtojnë mundësinë që të kërkojnë firma të reja furnizuese brenda 6 deri 12 muajve të ardhshëm dhe Kina është një nga destinacionet e rëndësishme në këtë drejtim. Veçanërisht pas “Brexit”-it, shumë kompani britanike e konsiderojnë Kinën si destinacionin e parë të gjetjes së firmave të furnizimit.
Raporti shprehet se Kina mbetet ende “një zgjedhje tërheqëse”.
europiane e amerikane kërkojnë firma furnizimi në Kinë pas epidemisë

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.